S’i dha rrogën, punëtori i shkrumbon makinën luksoze pronarit

Një person është arrestuar nga policia maqedonase, pasi akuzohet se i ka dj.egur makinën pronarit të kompanisë, në të cilën punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme, ndërsa ka qenë pronari i kompanisë në Shkup, që ka njoftuar policinë se një ish i punësuar me iniciale L.S., e ka djegur me benzinë “BMW X 6”, e cila ka qenë e parkuar na parkingun e ndërmarrjes.

Shkak për këtë, sipas denoncimit, janë disa rroga të papaguara ndaj L.S. zjarrin e kanë shuar të punësuarit, kurse L.S. është arrestuar.