Si do të vepronte për Gent Cakajn? Ish-presidenti Bamir Topi bën deklaratën e papritur: Do të…

Në një kohë kur refuzimi i Presidentit, Ilir Meta për të dekretuar Gent Cakajn ministër të Jashtëm ka shkaktuar përplasje të fortë të tij me Kryeministrin, Edi Rama, ish-Presidenti Bamir Topi deklaron se do të vepronte njëlloj si Meta,

Në një lidhje me studion e “Open”, Topi komentoi “përplasjen” Rama – Meta:

“Politika nuk është lojë sepse ajo përcakton fatet serioze të një vendi. Ne jemi në Shqipëri dhe nuk do të doja të dëgjoja sonte një debat që merr konotacion të keq. Politika shqiptare është bërë lojë joserioze dhe kjo gjë e ka origjinën që në vitin 2008.

Është krijuar mendimi sikur Republika e Shqipërisë ka vetëm institucionin e kryeministrit. Çdo person që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët hiç. Problemi nuk është te Cakaj, por te politika”, deklaroi Topi.

Kur u pyet se si do të vepronte po të ishte në vend të Ilir Metës, ish-Presidenti u përgjigj: “Po të isha në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë”.