Si duhet të sillen për të të rrëmbyer zemrën, sipas shenjës së horoskopit

Dashi

Duhet të jeni natyral dhe të drejtpërdrejtë. Sepse të lindurit e shenjës së Dashit urrejnë që të fshihni sekrete. Është mirë të shfaqeni të vështirë për t’u bërë për vete. Nëse sheh që partneri është i dobët e humbet interesin dhe lodhet. Një person i fortë i ndez dëshirën për të të bërë për vete.

Demi

Demi ka nevojë për kohë, pasi edhe në dashuri bie me qetësi. Joshja e Demit duhet të bëhet ngadalë. Mund të jetë më mirë nëse njiheni prej kohësh ose jeni prezantuar nga miqtë. Nëse jeni kuzhinier të mirë, padyshim është një avantazh i madh. Surprizohet shumë nga dhuratat e bëra me zemër.

Binjakët

Joshnja e një Binjaku duhet të jetë e qetë dhe simpatike, me pak fjalë pa e marrë çdo gjë me shumë seriozitet. Pasionet intensive dhe dramat e bëjnë t’ja mbathë “me të katra”. Gjëja më e rëndësishme është stimuli intelektual. Binjakët kanë nevojë për dikë që ndan të njejta pasione, në mënyrë që t’i çojnë ato përpara. I pëlqejnë njerëzit me sens humori.

Gaforrja

Gaforrja është shume vunerabël përballë fjalëve xhentile dhe atmosferës së duhur. Mund të duket e rezervuar, ama përballë një serenate romantike humbet tërësisht kontrollin racional të emocioneve të saj. Kërkon një partner që të jetë me të i ngrohtë, xhentil dhe mbi të gjitha ta mbulojë me vëmendje dhe me siguri. Nuk duhet të harrosh kurrë që ka nevojë të vazhdueshme që t’ja tregosh dashurinë.

Luani

Bën mirë të biesh në sy dhe te kurosh pamjen tënde të jashtme. Luani është i tërhequr nga njerëzit solar, elegantë dhe të buzëqeshur si ai. Me shumë siguri do të jetë ai që merr iniciativën. Ama mos harro që Luani dëshiron të ndjehet i adhuruar, do që të jetë Dielli rreth të cilit sillet partneri. Për ta bërë për vete është e nevojshme një dashuri totale. Gabon rëndë nëse e bën të dyshojë se je duke zgjedhur mes tij dhe dikujt tjetër.

Virgjëresha

Për ta bërë për vetë këtë shenjë të duhet durim dhe strategji. Sepse muret e saj mbrojtëse shemben njëri pas tjetrit. Duke qenë shenjë e ndrojtur, është e vështirë që të bëjë hapin e para. Duhet të kurosh pamjen e jashtme dhe t’i japësh rëndësi fizikut. Një sjellje serioze, modeste dhe e rezervuar do të jetë në gjendje që të tërheqë vëmendjen e saj. Romanticizmi dhe pasioni i fortë nuk funksionojnë me Virgjëreshën.

Peshorja

Nuk e josh dot shpejt. I duhet të arrijë intensitet emotiv dhe psikologjik para se të marrë nje vendim. Duhet të krijosh me të një atmosferë të qetë dhe harmonike. Duhet të shmangesh çdo tension. Kërkon xhentilesë dhe vëmendje të vazhduar. Me Peshorën është mirë që të dish të pranosh gabimet e tua. Tregohet e dashur me partnerin, ama ky i fundit nuk duhet t’ja kursejë në asnjë moment vëmendjen.

Akrepi

Me Akrepin është mirë që të ruash për vete një sasi misteri. Në dashuri kërkojnë luftën dhe komplikimet. Nuk arrin dot të jetojë në qetësi për shumë gjatë. Duan një dashuri pasionale, dramatike dhe plot më dallgë. Ana sensuale dhe pasionante e një marrëdhënie, janë shumë të rëndësishme për të. Kaq mjafton që ta mbajë ndezur interesin ndaj jush.

Shigjetari 

Shigjetari është si një eksplorues që është në kërkim më shumë të një shoku aventure se sa të një të dashuri. Është shumë social e ndoshta nuk do ta takosh dot kurrë vetëm, sepse janë gjithmonë në mes miqtë. Ndaj mëso që Shigjetari ka nevojë për shumë liri. Nuk duhet të jeni shumë xhelozë. Bëni mirë të jeni të drejtë dhe të sinqertë që në fillim. Shigjetari është në kërkim të dikujt që ka të njëjtën dëshirë: Të eksplorojë!

Bricjapi 

Të duhet shumë punë që të bësh për vete një Bricjap. Nuk është një person që reagon me impulsivitet, por analizon shumë mirë një partner potencial përpara se t’i besojë. Me një sjellje estroverse dhe një ëmbëlsi intensive mund ta bësh që të shfaqë anën e tij romantike. Por harroje se e gënjen pamja e jashtme. Vlerëson inteligjencën dhe përgjegjësinë. Nëse nuk i ke këto cilësi, s’ke asnjë shans me Bricjapin. Madje edhe në lidhje të konsoliduara nuk do ta shfaqë tërësisht veten.

LEXO EDHE KETE

 Ujori

Mënyra më e mirë për të bërë për vete një Ujor është të mos e bësh kurrë për vete. Nuk duhet të jeni xhelozë, nuk duhet ta lidhësh shumë, përkundrazi duhet t’i japësh shumë kohë miqve të tij dhe lirisë së tij. Ai largohet menjëherë nëse i afrohesh në mënyrë intensive dhe pasionale. Nëse ndjen rrezikun më të vogël për lirinë e tij, ja mbath. Nuk është tipi i duhur për personat që kanë nevojë për konfirmime. Me të duhet ta marrësh lehtë, me qetësi dhe në mënyrë miqësore.

Peshqit 

Me Peshqit duhet të jeni romantikë. Kërkon një person me të cilin të mund të hapë tërësisht zemrën. Komunikimi jo verbal është shumë i rëndësishëm për ta. E kap në ajër një gjest ose një shikim. Duhet të kesh kurajon dhe të ëndërrosh bashkë me të. Kërkon një raport që ka delikatesë dhe ndjeshmëri. Bën mirë të marrësh iniciativën dhe të mos i lësh përgjegjësi të rëndësishme. Nuk duhet t’i imponosh urdhëra. Është e kotë ta pyesësh çfarë po mendon kur është i përhumbur. Burimi: FemratNews