“Si e priti Ajola që bashkëshorti i saj shiste fiq?”, befason Veliaj: Ajo ka punuar kamariere

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Mos i fol shoferit’ eshtë duke zhvilluar një intervistë me Rudina Dembacajn larg statusit të politikanit .

Në një moment i pyetur nga moderatorja se si e priti Ajola faktin dhe lajmin që bashkëshorti i saj  shiste fiq.

‘E di Ajola. Së pari një njeri duhet të ndihet shum mirë me sfidat e jetës së vetë. Nëse ke fituar ndaj këtyre vështirësive atëherë ja ke dal. Nëse ndihesh mirë me lekurën tënde, e ke më të lehtë. Më mirë me shit fiq se sa mend. Siklet duhet të ndihen ata që ja kanë bërë mami e babi. Ajola nuk është më pak se unë. Kamariere ka punuar në Francë’, tha Veliaj.