Si e shikoni përplasjen Meta-Rama? Flet Basha, çfarë më intereson mua…

Ajo që priste ka ndodhur për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përplasja Rama Meta është ajo qe i intereson. Kështu ka thënë Basha i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh.


Në intervistën e tij të parë për vitin 2018, Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta. A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë? Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatme për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.


Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër? E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon. Ju si jurist çfarë mendimi keni? Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për t’u bërë ministër, këtë herë është thelluar. A është ky një vendim që vjen se Caka vjen se është shqiptar i Kosovës?


Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.


Ju do ta përshëndesni vendimin e Presidentit apo jo? Nuk ka rëndësi që përshëndesin ne apo jo këtë vendim. Shqetësuese këtu është qëndrimi i të parit të qeverisë, nëse i pari i qeverisë i kundërvihet perëndimit, i kundërvihet një vendimi historik dhe kërkesave esenciale të kombit tonë. Përplasjen e shikoni si një përplasje parimore apo interesash? Ajo që më intereson mua është manifestimi i një papërgjegjshmërie ligjore për dekretimin e ministrave.