Si gënjeu Rama sot, i paska shtyrë zgjedhjet dhe ka shkelur Kushtetutën

Në deklaratat e tij, kryeministri Edi Rama paska gënjyer në konferencën me gazetarët kur foli për zgjedhjet e 30 qershorit.

Këtë na e qartëson ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Edi Rama.

Ky i fundit përsëriti disa herë se nuk ka asnjë hapësirë për negociata me opozitën, pasi ai si drejtues i mazhorancës nuk mund të shkel Kushtetutën.

Ish-ministri i Drejtësisë, në një reagim në Facebook, i kujton kreut të qeverisë se në vitin 2007, ishte Edi Rama ai që si drejtues i opozitës detyroi qeverinë dhe ndërkombëtarët të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues.

‘S’ka mundësi Kushtetuese?! Ou?! Po në 2007-ën, kur Ai nuk hynte në zgjedhje, si u gjet rruga Kushtetuese që u shtynë zgjedhjet?!’,- shkruan Ylli Manjani, në një reagim në Facebook.

Në vitin 2007 zgjedhjet vendore të dekretuara nga Presidentit u shtyn me kërkesën e opozitës, vetëm sepse Partia Socialiste nuk pranonte të hynte në zgjedhje, për shkak të pretendimeve për certifikatat që lëshonin zyrat e gjendjes civile.