Si ia kalon me Ramën? Ja përgjigja e Metës për gazetarin kurioz

Marredhenia mes kreut te shtetit shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka kuriozuar edhe estonezet.

Ja si iu pergjigj Meta nje pyetje ne nje interviste ne televizionin shteteror te Estonise:

Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.