Si ia liroi Donika Prela nga burgu djalin e Gramoz Ruçit. Që prej atëherë, prokurorja u ngrit…

Donika Prela nuk ndodhet rastësisht në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Po kaq rastësisht nuk e kaloi vetingun pavarësisht disa problemeve me pasurinë.

Në të gjithë kët histori, duket se ka një persona që fshihet pas dhe ai është Gramoz Ruci.

Në vitin 2012, Prela e cila ishte prokurore në Durrës liroi nga burgu Ledio Rucin pasi u kap me drogë.

Fillimisht djali i Rucit u kap me një armë gjahu në makinë, por më pas doli se i përkiste pasagjerit dhe se kishte leje për këtë.

Por, pak ditë më vonë kur Ledio Rucit iu kërkua që të lëvizte automjetin nga oborri i komisariatit, aty janë afruar edhe 5 punonjës policie, dy prej të cilëve të Anti-drogës, pas sinjalizimit që në makinë mund të kishte lëndë narkotike.

Nga kontrolli u gjet pikërisht një qese farmacie me 1.5 gramë lëndë narkotike. Djali i Rucit u arrestua ndërsa çështja i ra në dorë Prelës.

Në përfundim të hetimeve, kjo e fundit e liroi pasi vlerësoi se veprimet e policisë ishin të paligjshme duke shfrytëzuar interpretimet procedurale.