‘Si ike kështu, kaq shpejt, si ta pranojmë…’/ Mes gruas e vajzës, Vlora vajton parodistin e madh me elegji

U përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes së madhe e të padurueshme për ikjen e parakohshme artisti i madh i estradës shqiptare Muhamet Liko, parodisti i Vlorës.

Mes mesazheve të shumta që shumëkush postoi në llogaritë e veta personale, ku shprehu keqardhjen dhe vlerësimet për të, një elegji që të rrëqeth mishin është postuar së fundmi me një foto ku ai duket mes gruas dhe vajzës.

ELEGJIA

Duartrokitje të përjetshme

(Elegji për parodistin Muhamet Liko)

Eh Met,

Si ike kështu miku im,

ti që na gajasje me humorin tënd,

ti që për Vlorën ishe gezim.

Zoti u mblodhi të katër me dorë,

Zoti zgjedh të mirët e të mirëve,

në oborrin e artit me kurorë,

o artisti i madh i të gjithëve.

Vlora nuk e pranon këtë ndarje,

pa lejen e Vlorës nuk ke të drejt,

ti që skenave u fale buzëqeshje,

ti që linde për të tjerët në këtë jetë.

Si mund ta pranojmë ikjen tënde,

si mund ta besojmë vërtetë,

në çaste të tilla dridhen kuvendet,

dhe duartrokitje lëshojnë përjetë.

Oh miku im përse kaq shpejtë,

Ta lesh skenën tënde në pikëllim,

Ti lesh familjarët, miqtë dhe shokët,

Në zi, në lotë e në hidhërim.

Ngehu Meti skena po të pret,

Spektatorët duartrokasin pa fund,

Në qiellin e natës u duk një komet,

Një meteor i shndritshëm u bë yll.