Si mashtroi Vangjel Tavo për djegien e mandatit, bën gafën e pafalshme

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili gjatë nënshkrimit nxjerr në pah se nga shpejtësia emrin e të atit nuk e ka shkruajtur siç 
është në pasaportë, domethënë në vend të emrit Llambi, Tavo e shkruan Harallamb. Kjo e bën të pavlefshëm dokumentin  e dorëheqjes nga mandati.

Tavo, i cili u shpreh se është një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por në pasaportë e ka të shkruajtur Llambi, kësisoj në shpejtësi e sipër ai e ka shkruajtur emrin siç ata e thërrasin.

Ai ka akuzuar Komisionin e mandateve për mungesë serioziteti, pasi sipas tij mosthirrja e të gjithëpersonave të  nënshkruar për të deklaruar personalisht është shkelje. Ai thotë se mundet që dikush edhe të kishte firmosur në emër të tjerët kujt.

“Gabimi im, babai im e ka emrin Harallamb po në pasaportë e ka të shkruar Llambi. Gabim shpejtësie nga unë por edhe papërgjegjshmëri nga Kuvendi. Kam qenë anëtar i komisionit të mandateve dhe i shqyrtonim emrat dhe të dhënat personale deri në detaje përpara se të konfirmonim mandatin ose lënien e mandatit. Komisioni i mandateve duhet të kishte thirrur të gjithë deputetët. Po sikur unë të mos e kisha firmosur vetë? I mbetem vendimit të opozitës 100 për qind. Sapo të kthehem do të dorëzoj mandatin. Në fillim të javës tjetër jam në Tiranë”, – sqaroi Tavo.