Si mashtron e përdridhet për burimin e parave për “Sarajet e Surrelit” Edi Rama, del videoja

Ish Kryeministri Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një video e cila tregon qëndrimin dhe përgjigjet e kreut aktual të qeverisë Edi Rama kur është pyetur për të dhënë sqarime për të ardhurat e tij e sidomos për ndërtimin e shtëpisë së madhe në Surrel.

“Shikoni videon se si mashtron e përdridhet për burimin e parave për Sarajet e Surrelit”, shkruan ish Kryeministri në postimin e tij.

Surreli është gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska.

Shikoni videon se si mashtron e përdridhet për burimin e parave për Sarajet e Surrelit me gjatësi themelesh 57 m dhe truall dhe oborr 5000 m 2 dhe të ndërtuara pasi Rama kishte deklaruar ne vitin 2008 ne ILDKP vetem 2900 euro dhe 80 mije lekë kursime! sb