Si mund t’a dini nëse dikush u ka hyrë në Facebook?

Për ata që shpesh pyesin veten nëse dikush po ua përdorë profilin në Facebook, ekziston një zgjidhje e thjeshtë për të dalë me përgjigje.

Dyshoni se porfilin e Facebook “e ndani” me të tjerët? Se keni problem me një haker i cili për ndonjë arsye mund të hyjë në profilin tuaj? Vetëm me dy hapa të thjeshtë mund të gjeni përgjigjen që është shpesh shqetësuese.

Pra, e gjitha ju duhet është të hapni opsionin Security, dhe pastaj “Where You’re Logged In” (ose managed active sessions) dhe kështu do të shihni nga cilat IP adresa ju keni hyrë në Facebook.

Nëse për shembull keni qenë në një qytet tjetër dhe në këtë listë e shihni atë qytet të veçantë, atëherë jeni të sigurt – ndoshta vetë keni hyrë në Facebook duke përdorur Wi-Fi lokal.

Nëse, megjithatë, në listë nuk është qyteti apo vendi ku keni qenë në një kohë të caktuar, atëherë më së miri është ndryshimi i qasjes në Facebook. Fjalëkalimi i ri do të zgjidhë problemin, por edhe kujdes me rastin e hyrjes në Facebook kur jeni larg nga shtëpia. Kujdes, në çdo rast.