Si në filma…h.ajdutët futen në shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin mijëra euro. Ajo që u ndodh është…

Dy persona kanë hyrë brenda shtëpisë së familjes Muhaxheri nga ku kanë marrë tri arka me para dhe ari. Të paktën 60 mijë euro ndodheshin në tri arkat të cilat familja i kishte lënë në shtëpi. Me ato para ishte planifikuar që sot të kryheshin disa pagesa për biznesin (sallë dasmash) që familja Muhaxheri ishte duke ndërtuar.

Ngjarja e sofistikuar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dremjak të Ferizajt.

Me ti marrë paratë dy hajnat i priste një veturë, por gjatë ikjes ata u takuan me familjarët e pronarit të shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës arritën të hipnin në veturë për të ikur në drejtim të panjohur. Gazeta Express ka arritur t’i sigurojë pamjet e vjedhjes së rëndë ose vjedhjes si nëpër filma.

Një vjedhje e rëndë i është shtuar mbrëmë raportit të Policisë së Kosovës. Për të cilën nuk është arrestuar ende asnjë person. Në tri arka që hajnat i vodhën brenda shtëpisë së familjes Muhaxheri ishin 44 mijë euro, 2500 franga zvicerane dhe një sasi e arit në vlerë rreth 20 mijë euro. Këtë shumë parash e kishte sjellur në Kosovë nga Zvicra kryefamiljari i familjes Muhaxheri për të investuar në biznesin familjar.

Gazeta Express ka qëndruar sot në Dremjak ku janë dhënë detaje se si është kryer vjedhja. Në momentin që hajnat i kishin hyrë në shtëpi, familja ndodhej për darkë te të afërmit. Hekuran Muhaxheri tregon kronologjikisht ngjarjen.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 jemi kan tu hanger darkë me familje, në shtëpinë tjetër i kemi pas paratë, kanë hi hajnat i kanë marrë, i kanë marrë tri kaca, aty janë kanë paret edhe ari.

Vlera dikun janë kanë 44 mijë euro 2500 franga edhe me ari rreth 60 mijë euro vlerë”, tha Muhaxheri.