Si nëpër filma, fituesi i Big Brother Albania mëson se ishte bërë baba kur vajza mbushi 1 vjeç: Nëna e saj nuk më tregoi

Kjo histori u ngjan atyre të filmave por është e vërtetë.Fituesi i Big Brother, Anaid Kaloi ka rrëfyer historinë e tij, ndërsa tregoi se është baba i një vajzë sot tre vjeçe e gjysmë, por për ekzistencën e saj ka mësuar kur ajo festoi 1 vjetorin.


I ftuar në emisionin e pasdites të Top Channel, 33-vjeçari ka zbuluar se nëna e vajzës i ka treguar për atësinë e vajzës tek në ditëlindjen e parë të vogëlushes.


Anaidi i njohur për natyrën e tij të një djali çapkën, siç rrëfeu vetë duket të ketë ndryshuar shumë me ardhjen në jetë të vajzës e cila me të ëmën e saj jeton në Itali.