Si nisi gjithçka në mars të vitit 2013, atë ditë me Admir Muratajn ndodhi diçka e…

Gjithçka nisi në 23 mars të vitit 2013, kur Admir Murataj me 11 shqiptarë të tjerë u arratisën nga Trikalla.

Pak orë pas ngjarjes, Ministria Greke e Drejtësisë deklaronte se bëhej fjalë për persona tepër të rrezikshëm.

Murataj thuhet se ka shpëtuar pas një beteje të vërtetë në zonën Koniska të prefekturës së Etoloakarnanias, ku të vrarët ishin Edison Lika dhe xhaxhai i tij.

Ai ka qenë i dënuar për një vjedhje me armë në një bankë në Lamia, kur me një bashkëpunëtor kanë mundur të rrëmbejnë 1 milion euro.

Edhe pasi u arrestua dhe u çua në burgun e Trikallës, paratë nuk u gjetën kurrë. Pas arratisjes, Murataj thuhet se u largua në Kosovë.

Ndjekja e të arratisurve ka vazhduar për më se një muaj dhe gjatë operacionit janë vrarë nga të arratisurit, një grua e re në Korinth dhe një oficer policie.

Kurorëzimi i operacionit të forcave speciale greke ka qenë ndjekja dhe asgjësimi i Marian Kolës pranë kufirit shqiptar.