
Gjatë konferencës së mbajtur sot para gazetares, Mira Rakacolli, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, iu përgjigj pyetjes së gazetares lidhur me mënyrën sesi raportohen vi.ktimat e Covid, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Rakacolli pohoi se mjekët plotësojnë me përgjegjshmëri kartelën e të ndjerit dhe më pas është Ministria e Shëndetësisë ajo që bën raportimin sipas kartelës që i vjen nga mjeku.
Për sa i përket rimbursimit të barnave për Covidin, Rakacolli u shpreh se skema është e njëjtë me rimbursimin e ilaçeve të tjera ku në qendër qëndron mjeku i familjes, i cili është porta që pret qytetarët.
“Në lidhje me problemin e raportimit të vde.kje mund t’ju them se vdekjet raportohen me shumë përgjegjësi. Janë mjekët ata të cilët e plotësojnë me ndjeshmëri dhe me përgjegjshmëri kartelën e pacientit. Ministria e Shëndetësisë raporton me përgjegjshmëri atë që raporton mjeku në kartel.
Ashtu si merren medikamentet me rimbursim në sistemin shëndetësor ashtu merren dhe rimbursimet për Covidin. Mjeku i familjes është thelbi”, tha Rakacolli.
K.oronav.irusi i ka marre jeten sot.
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi u.
Një punetor ndërtimi në një pallat.
Nena e vajzes se mitur e.
Lini një Përgjigje