Si realizoi skenarin Shkëlzen Berisha për tjetërsimin e tokës dhe ndërtimin e fshatit turistik në Dhërmi

Skenari konsistonte në gjetjen e një “bedeli” për ta paraqitur si sipërmarrës vendas dhe përmes tij operonin për të grabitur tokat në bregdet dhe për realizuar qëllimin final të ndërtimit të një fshati turistik.

Me vila dhe kushte që ishin më të mirat në atë zonë, pasi Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha nuk i kanë munguar kurrë paratë.

Aq shumë ka sa po shpëton nga falimenti dhe resortet turistike të Paqësorit ku shkon me të dashurën e tij me shpenzime të mëdha Armina Mevlani.

Fundja paratë e qytetarëve shqiptarë i ka dhe nuk i dhimbsen, janë mishi dhe gjaku i “Gërdecit”, “21 janarit”, “Rrugës së Kombit”, aferës së CEZ, DIA e tërë maskarallëqeve të tjera.

Më konkretisht, skenari i Shkelzenit dhe Rrahmanit, mikut të tij funksionon në këtë mënyrë.

Mësohet se tokat në të cilat u ndërtuan “Elite 2” ishin të 5-6 familjeve në Dhërmi. Rahmani bashkë me Shkëlzen Berishën gjetën një nga fshati i Dhërmiut që të duket si sipërmarrës. Thanas Zbogo quhet ai që e bënë të dukej si sipërmarrës në sytë e bashkëfshatarëve të tij.

I premtuan atij të gjitha fondet ekonomike e 4 hyrje në kompleksin “Elite 2” (ritheksojmë se një vilë ka 5 hyrje).

Njëherësh i dhanë djalit të Thanasit, Jani Zbogos (sot boss me dy restorante në Tirane “ARTIGIANO” dhe “TE VILA ARTIGIANO”, restorantin “Piratët” në Dhërmi.

Këtë restorant Jani Zbogo e ka mbajtur për 3-4 vjet dhe më pas Shkelzeni dhe Rahmani ia morën.

Restorantin “Piratët” Rrahmani dhe Shkelzeni ka dy vite që e punojnë vetë, me të gjithë “asortimentet” e mundshme.

Tani në kompleks pjesa më e madhe është shitur por nga këto, 4 vila janë ende të pashitura. I shfrytëzon Rahmani, ka dhe një roje.

Zakonisht njërën nuk e jep me qira, pasi e ka për miqtë e preferuar!!!

Informacioni që vjen te “Pamfleti” tregon se në verën e vitit 2017 kishte ardhur Adriatik Llalla me familjen dhe rrinin tek vila e parë sa hyn në kompleks, majtas në katin e dytë. Ndërsa poshtë rrinin bidigardët e ish kryeprokurorit.

Çdo vit vinte me burrin dhe një djalë të vogël dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e ish kryeprokurorit, Rovena Gashi.

Ndërkohë që mësohet se në vilën e Shkelzenit ka kaluar pushimet falas dhe kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hadermataj me të vëllanë.

Informacioni që vjen tek “Pamfleti” thotë se gjithë verën me pushime në resortin e Shkelzen Berishës vijnë shumë njerëz, që më pas dalin në media si të korruptuar. Të gjithë i njohin sa i shohin në media.

Ndërsa Thanas Zbogos ka bërë kaq shumë para që nuk të shkonte kurrë në mendje, thotë burimi nga Dhërmiu.

Sipas tij ai ka bërë 2 pallate në Tiranë dhe tani ka marrë një tokë me sipërfaqe shumë të madhe në krah të vilës shtetërore në Dhërmi dhe pret të fillojë punimet për të bërë kompleksin “Elite 3”..!! Kuptohet është Shkelzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari pas tij.

Dhe Thanasi nga punëtor tek “Rruga Ura” që ishte më parë, u bë me ndihmën e Rahmanit e të Shkelzenit milioner. Pavarësisht se askush në Dhërmi nuk e do..!!

Ndërkohë që Jani Zbogo qarkullon nëpër fshat me Audi Q7 (100 mijë euro) dhe dhëndri me BMW seri 7 (120 mijë euro). Po nga Dhermiu është dhe dhëndërri bashkëpunëtor që ka shtëpi lart tek rruga kryesore afër farmacisë.

Këta njerëz nuk kontrollohen se ku i kanë gjetur kaq shumë para që ndërtuan një rezidencë që mund të ketë kaluar 3 milion euro gjithë investimi.

Ndërsa Rahmani pjesën më të madhe të vitit e kalon aty në Dhërmi, pasi familjen e ka në Austri dhe shkon shpesh ky aty…! Pra dhe banorët e Dhërmiut janë shumë të ndërgjegjësuar se këto resorte turistike janë të Shkelzen Berishës. Madje ata thonë se po të dojë drejtësia, thjeshtë dhe vetëm kap Thanasin, të birin dhe dhëndërrin dhe u kërkon të tregojnë se ku e bënë gjithë këtë pasuri. Nuk ka nevojë për shumë teknicialitete kjo punë./Pamfleti.com