Si të dobësoheni pa mbajtur dietë? Ja çfarë duhet të bëni

Për t’u dobësuar ndonjëherë nuk është e nevojshme të mbajmë dieta drastike duke vuajtur për ditë të tëra. Konsumimi i rregullt i ushqimeve me pak kalori si perimeve apo pemëve për një kohë të gjatë do të na ndihmonte vërtet. Ja se çfarë duhet të respektoni më konkretisht:

– Llogarisni kaloritë: Për të mbajtur një peshë të caktuar, në mënyrë që të mos ju ndryshojë herë pas here, është e nevojshme të ushqeheni me produktet të cilat nuk kanë shumë kalori.

Për shembull lëngu i limonit është i mrekullueshëm pasi është i pasur me vitaminë C. Është mirë që limoni të jetë përbërës në çdo sallatë sidomos në atë të gjelbër, pasi jo vetëm i jep një shije të mirë por është zëvendësues i shumë frutave të tjera që do ishin të nevojshme. Përsa i përket vajit përdorni vajra të perimeve, siç është vaji i ullirit. Edhe kosi pa yndyrë është i rekomandueshëm për një mëngjes të lehtë ose një vakt para darkës. Përmban shumë proteina, kalcium, dhe pak zink.

– Në vend të çajit: Zakonisht dëshirojmë të pimë një çaj pas një vakti kryesisht të bollshëm. Por dietologët sugjerojnë se nuk duhet pirë pas një vakti. Ndaj do ishte më mirë të zëvendësonit çajin me sheqer, me çaj ose ujë të zier që do të shoqërohej nga lule bimore si mente, apo kamomil. Kjo lloj pije do t’ju ndihmojë t’ju tresë më shpejt, t’ju lehtësojë dhe largojë nepsin e fortë për ëmbëlsira. Ju mund të pini çaj bimor tridhjetë minuta pas një vakti në çdo pjesë të ditës, veçanërisht pas drekës.

– Produktet subkalorike: Trangulli i freskët është një kampion i vërtetë përsa i përket produkteve subkalorike. Ai përmban më pak se 12 kalori në 100 gramë. Mos e humbni shansin e konsumimit të trangullit të freskët në dietën tuaj, veçanërisht në verë.

Është ushqimi ideal për ata të cilët duan të reduktojnë kilogramë. Po aq e mirë është edhe lakra apo sallata e gjelbër. Një nga avantazhet që këto perime kanë është se zvogëlojnë ndjenjën e urisë duke thithur edhe lëngjet e organizmit. Nëse ju pëlqen djathi, sugjerohet më tepër ai i presuari dhe i përpunuari pasi ka më pak kalori. Gjithashtu përdorni më pak kripë pasi vetëm në këtë mënyrë organizmi nuk do të prodhojë shumë lëngje për ta asimiluar.

– Supa: Gjella më e përshtatshme që dietologët kanë sugjeruar herë pas here mbetet supa. Sigurisht bëhet fjalë për supë vegjetariane, e gatuar vetëm me perime si dhe ajo me mish pa dhjamë. Një nga cilësitë më të rëndësishme të supës është se ajo e mbush stomakun duke krijuar ndjesinë e ngopjes. Mos harroni t’i shtoni supës edhe kopër, majdanoz, apo erëza të stinës për t?i dhënë asaj shijen pikante karakteristike.