Si u kujdes policia ta fshihte se Ilda Bejleri shkaktoi aksident, 7 orë pas ngjarjes deklaroi shkurt për mediat se…

Edhe pse aksidenti kishte ndodhur ne oren 1 te drekes, policia e shperndau njoftimin ne oren 8 te darkes mbreme, aksident per te cilin mediat thane se eshte perfshire gazetarja Ilda Bejleri.

Policia u tregua e kujdesshme ta fshehte autorin edhe pse dritare.net raportoi se blute e kane shoqeruar gazetaren ne polici.

Ja cfare shkruante policia ne njoftimin per mediat:

Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.