Siç u paralajmërua/ Vjen lajmi tro.nditës për Taulant Ballën, ja ç’po ndodh te Kr.imet e Rë.nda, zbulohet se…

“Toyota Yaris”, dosja e bujshme që përfshiu Taulant Ballën, do trajtohet tashmë në rrethe, pas shkrirjes së Prokurorisë së Kr.imeve të Rë.nda.

Gjykata ja ka kthyer prokurorisë për t’ia kaluar në kompetencë Prokurorisë së Durrësit.

Krimet e Rënda kanë hequr akuzën e grupit të strukturuar kriminal e për pasojë çështja nuk mund të jetë kompetencë e SPAK.

4 arrestuarit në Shqipëri, për këtë çështje janë: Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri dhe Klevi Lika.

Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi parash prej 3.4 milionë eurosh. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara.