Sikur ta dije sa shumë dua të të ndjej…mësuesja gili-vili me nxënësin, por i ndodh diçka

Sikur ta dije sa shumë dua të të ndjej…

Kjo frazë do ishte shumë normale nëse dy persona të rritur të gjinive të ndryshme do ia dërgonin me tekst njëri-tjetrit.

Por është aspak normale kur ndodh mes një mësuese të shkollës fillore dhe nxënësit të saj.

Ngjarja është shënuar në Vicentino të Italisë.

Kanë qenë prindërit e nxënësit 10-vjeçar që zbuluan mesazhin në celularin e tij të dërguar nga mësuesja.

“Dashuria ime, dua të të prek”. Ky është teksti i mesazhit të mësueses dërguar në celularin e nxënësit. Mësuesja do të qëndrojë e pezulluar deri në një vendim gjykate.

“Sikur ta dije sa shumë dua të të ndjej“, vijon mesazhi i mësueses.

Ajo është pezulluar nga puna dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për ngacmim seksual.

Nga ana tjetër, 10-vjeçari ndihej në siklet sa herë flitej për mësuesen e tij. Ai u ka thënë prindërve se ajo e ka puthur disa herë pranë buzëve.