Simptoma dhe kërkoi tamponin/ Ademi, zero respekt për rregullat dhe shëndetin e njerëzve, u bë rre.zik permanent



Me simptoma të Covid dhe në një kohë kur kishte kërkuar kryerjen e testit, Voltana Ademi nuk e ndali për asnjë moment aktivitetin e saj publik, duke u bërë me vetëdije burim i përhapjes së virusit për qytetarët dhe drejtuesit e institucioneve. Njeriu që deri dje nuk linte propagandë pa bërë për Covid, sot u kthye në një rr.ezik potencial, kur fare mirë mund ta shmangte një gjë të tillë. Siç u raportua edhe nga mediat, ajo jo vetëm kishte patur një javë të ngjeshur me takime me komunitetin, por të hënën e nisi javën me një prezence të sajën në mbledhjen e organizuar nga prefektura e qarkut Shkoder, ku në mungesë të plotë të rregullave që kërkohen pasi kryen testin Covid, Ademi ka vijuar të dalë lirisht, e madje të hyjë e dalë nëpër zyra. Se si mundet një njeri i vetëdijshëm ta bëjë këtë gjë, e di vetëm Voltana Ademi. Në krahun tjetër ajo që të çudit është fakti se sa të gatshëm dhe me standart krejt tjeter nga ai me qytetarët e thjeshtë, kanë qënë drejtuesit e shëndetit publik t’i sjellin përgjigjen kryebashkiakes së Shkodres, në një kohë kur qytetarëve ju a vonojnë me ditë e madje javë të tëra. Brenda 24 orësh asaj i ka ardhur përgjigjia nga epidemiologët të cilët i kanë kërkuar që të izolohet. Por deri atëherë pyetja që lind është se sa njerëz ka takuar kryetarja e bashkisë Shkoder? A janë raportuar të gjithë këto emra në shëndetin publik dhe a janë kontaktuar ato nga mjekët për të bërë tamponin? Pikëpyetjet janë të mëdha, e po ashtu edhe rr.eziku që v.irusi të përhapet edhe më shumë, pasi Voltana Ademi nuk ka kursyer që nga aktivitetet publike me shumë njerez, takimet kokë me kokë me qytetaret, e deri tek mbledhjet brenda institucionit, e të gjitha të kryera në periudhën kur ajo ka ndjerë shqetesimet shëndetësore që e detyruan të kryejë testin. Duke i uruar shërim të shpejtë Ademit, i duhet kujtuar titullarëve të institucioneve më shumë përgjegjësi sepse rreziku në të tilla raste është prezent për këdo.