Sinjali i ndërkombëtarëve për 30 qershorin: Hera e parë në pluralizëm…

Ambasada e SHBA dhe OSCE i kanë kërkuar KQZ, nëpërmjet një letre, akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit. Në të njëjtën linjë, duke përgëzuar dhe Komisionin për punën e mirë deri më tani kanë qenë dhe ambasada italiane dhe ajo britanike.

Qëndrimi i ambasadave më të rëndësishme është sinjali më i qartë që ndërkombëtarët japin për opozitën e cila për herë të parë në pluralizëm është jashtë procesit zgjedhor.

Kjo dëshmohet edhe nga faksimilet që këto institucione i kanë përcjellë në adresën e KQZ-së.

Ndërkohë tensioni politik vijon të jetë i lartë, sidomos ditën e sotme, 3 ditë para zgjedhjeve vendore.

Presidenti Meta pasditen e djeshme u bëri ftesë për diskutim krerëve të partive kryesore politike në vend, ftesë e cila u pranua vetëm nga PD dhe LSI.

Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje po dje Metës nëpërmjet një statusi në Tëitter duke u shprehur: Se nuk kemi kohë, kemi zgjedhje!