Situata ala.rmante/ Në Shkodër ko.ronavi.rusi bën ‘festë’ në institucionet shtetërore, asnjë zë nga ISHSH



Ne nje kohe kur virusi Covid 19 po rrit shifrat e infektimit dhe viktimat ne vendin tone, e ku Shkodra mbetet nje vater e nxehte, institucionet shteterore ne kete qytet po behen burim i perhapjes se ketij virusi. Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te kuptuar situaten e rende qe paraqitet ne qytet, e qe cuditerisht nuk i bien ne sy inspektoriatit shteteror shendetesor. Pa maska, ngjitur me njeri tjetrin, qytetare te te gjitha moshave, madje edhe te moshuar i sheh cdo dite ne pritje te pensionit dhe se fundmi, keto dite edhe ne pritje te prerjes se kuponit per pajisje me pasaporta biometrike dhe karta identiteti. Drejtuesit e postes nuk kane denjuar te shtojne sportelet megjithe fluksin e shtuar keto dite, ndersa ISHSH jo vetem nuk nderhyn sic ja dikton ligji, por ben sikur si sheh keto pamje qe i ka pak metra larg zyrave te tij. Aleanca mes institucioneve shteterore socialiste ben qe standartet e zbatimit te ligjit te jene ndryshe per ta dhe ndryshe per biznesin, qe nuk kursehet as per shkeljen me te vogel. Ne kete pike mire behet, por e mira duhet te jete per te gjithe dhe ligji te mos njohe njerin te nenes e tjetrin te njerkes, duke e kthyer ligjin ne maliq. Perballe institucioneve publike dhe bankave rreziku mbetet i larte dhe grumbullimet jane prezente cdo dite ne Shkoder, ku shifrat rriten dhe institucionet flene. Posta shqiptare nuk duhet qe te vere ne rrezik jeten e qytetareve per te kursyer hapjen e nje sporteli dhe shtimin e nje shpenzimi minimalist, kur ne loje eshte jeta e qytetareve dhe rreziku qe Covid 19 shfaq nuk duhet pare si loje nga askush.