Situata e frikshme, ja ç’po ndodh me Kukësin, Gjirokastrën dhe Tiranën

Ndryshimi demografik i shqiptarëve vijon me ritme të vrullshme prej rreth 3 dekadash tashmë.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se qytetet e vogla po boshatisen, teksa po popullohen me ritme të larta Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Vetëm në kryeqytet jetojnë sot 895 mijë banorë ose 31.3% e totalit të popullsisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se qytetet që po boshatisen janë Kukësi që ka sot 77 mijë banorë dhe Gjirokastra me vetëm 61 mijë.