Situata e ko.ronavi.rusit në Shkodër, paradoksi dhe përlasja e shifrave për të gjithë qarkun



8 mesues dhe dy nxenes rezultojne me Covid 19 ne Shkoder, por paradoksi i shifrave ndodh mes raportimeve te ministrise se shendetesise dhe shtabit te emergjencave ne Shkoder. Gjate 24 oreve te fundit ne bashkine Shkoder raportimi i ministrise nxjerr 30 raste te reja Covid, ndersa tek emergjencat ju dalin 32. Se kush e ka shifren e sakte askush nuk di te thote. Ky eshte bilanci qe japin institucionet me teste qe kane marre plot 1 jave me pare, nje skandal tjeter me vete ky qe i detyron qytetaret te izolohen ne shtepi ne pritje te ketij rezultati, pavaresisht nese ai eshte pozitiv apo negativ. Ky eshte raporti i dites prej emergjencave shendetesore ne Shkoder.



Ju informojme mbi situaten epidemiologjike ne Qarkun Shkoder per dt.19.10.2020. Ne 24 oret e fundit nga SR jane trajtuar 45 raste urgjente prej te cileve, 7 raste te dyshuar per COVID-19.



NjVKSh, Shkoder,

Konfirmojnë se sot kemi 32 raste të reja

– Bashkia Shkodër 31

– Bashkia Vau Dejës 0

Nr. gjithsej i personave Covid-19 deri sot, ne – Total 897

– Bashkia Shkodër 844

– Bashkia Vau Dejës 53

Nr. i personave pozitiv aktiv 133

– Bashkia Shkodër 132

– Bashkia Vau Dejës 1

Nr. i të shëruarve – 698

– Bashkia Shkodër 651

– Bashkia Vau Dejës 47

Numri vd.ekjeve

-Bashkia Shkoder 48 COVID19 dhe 13 me covid por diagnozë tjetër

– Bashkia Vau Dejës 5

Nr. i personave që monitorohen nga NJVKSH dhe Mjeku i Familjes – 133

– Bashkia Shkodër 132

– Bashkia Vau Dejës 1

Të shtruar në spital total 0

– 0 Bashkia Shkodër.

– 0 Bashkia Vau Dejës

Sot janë marrë 45 tampone, si raste të dyshuara.

Aktualisht kemi 8 mësues dhe 2 nxënës Covid-19.

Njvksh Puke.

Ne total kemi 125 raste me Covid-19, qe nga fillimi i pandemise deri sot, prej te cileve:

5 Raste aktive me Covid-19.

5 Raste aktive ne banese.

0 Rast ne spitalin Covid

117 Raste te sheruara

3 Raste me humbje jete.

1 Rast pozitiv per sot.

Sot u moren 30 tampone, nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontakteve te dyshuara Covid-19.

NjVKSh, M.Madhe

Sot kemi vetem nje R2 (ritestim i dyte ) Covid-19

Jane marre 10 tampone ,1 tampon referim Spitali Rajonal Shkoder, 4 tampone referim nga mjeku i familjes dhe 5 tampone NJVKSH

Nr. gjithsej i personave Covid-19, deri sot eshte 79.

Nr. i personave aktiv me Covid- 19, eshte 14.

Personel Arsimor -2

Nxenes – 0.

Nr. i te sheruarve – 61.

Nr i vde.kjeve- 4.

Nr. i personave qe monitorohen nga NJVKSH dhe Mjeku i Familjes – 12.

Te shtruar ne spital -1.

Nga grupi takse-force, gjatë datës 19.10.2020 në Qarkun Shkodër janë monitoruar me google form gjithsejt 64 subjekte prej te cileve:

6 shkolla, 2 kopshte,

1 ҫerdhe,15 bar-kafe,

13 dyqane ushqimorë/markete,1 fast-food,

1 byrektore,1 pastiҫeri,

2 pika prodhimi dhe tregtimi uji të amballazhuar,

1 dyqan me material ndërtimi,

7 dyqane me artikuj të ndryshëm industrialë,10 dyqane veshje,

2 dyqane këpucësh,

1 agjensi turistike dhe

1 dyqan lulesh.

Subjektet e monitoruara zbatonin protokollet e masave për mbrojtjen nga covid 19. Në subjektet arsimore të monitoruara vihen re mungesa e dezinfektantëve, furnizimi me ujë dhe mungesa e rojes. Në bashkëpunim me DVP dhe NJVKSH u kontrolluan personat e prekur me Covid-19 për respektimin e karantinës.

Në bazë të listës në Malësi të Madhe, u kontaktuan 3 persona të cilët rezultuan pozitivë.2 Persona ndodheshin në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore duke plotësuar kushtet e izolimit,personi i tretë është transferuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.