Situata e rëndë, vendi ku jetojnë mijëra shqiptarë merr vendimin e papritur. Ç’po ndodh në Itali



Vendi ku jetojne me mijera shqiptare, i cil u godit shume keq nga pandemia ne muajt e pare te ketij viti, duket se do zgjase gjendjen e emergjences.



Lajmin e dha kryeministri i Italisë i cili tha se është dakord që parlamenti i vendit ta zgjasë gjendjen e emergjencës, e cila pritej që të mbaronte në mes të tetorit.



Kjo, i jep akoma më shumë pushtet qeverisë qendrore, si dhe mundësinë për të tejkaluar burokracitë në raste vendimmarrjeje.

Të enjten kreu i ekzekutivit Giuseppe Conte, tha se do të flasë me parlamentin për ta zgjatur.

“Ne do t’i propozojmë parlamentit që të zgjatet gjendja e emergjencës, ndoshta deri në fund të janarit të 2021,” tha Conte.