Situata është le.meri/ Shefja e Infektivit del me një apel shumë të fortë për të gjithë



Përmes një video-mesazhi, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i bën apel qytetarëve të mbajnë maskën në ambiente të hapura për të ulur përhapjen e koronavirusit.



“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e  infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë  e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.



Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital,. Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga infeksioni Covid”, shprehet Najada Çomo.