Situata është sh.okuese/ Një mjek, një 28-vjeçar dhe 4 të tjerë, ja kush nuk fitoi dot me ko.ronavi.rusin



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e situatës së COVID-19 në vendin tonë ka dhënë informacione edhe për 6 personat që nuk e kanë fituar dot betejën me kor.onavir.usin.



“Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.



Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, e cila nënvizoi se aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.