Situatë alarmante te moshat e reja në Shqipëri, ja qytetet ku ka më shumë humbje jete

Te dhenat qe japin nje situate te frikshme tregojne se personat që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (Ishemike të zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut) u rritën me 2.4 për qind vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, që nga viti 2005-2016, vdekjet nga simptome zemra janë rritur më shumë se 19 për qind ( sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Gjirokastra dhe Korça me te prekura, Durrësi dhe Tirana më pak

Prevalencën më lartë të jetëve të humbura nga zemra ( të vdekur/për 1,000 banorë) e ka qarku i Gjirokastrës, ku gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën 5.8 persona për 1000 banorë, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. Gjirokastra ka humbjet më të mëdha për shkak se ka popullsinë më të plakur se qarqet e tjera, e për pasojë nivelin më të lartë të vdekshmërisë për numër banorësh.

Qarqet e tjera më nivel të lartë të vdekjeve nga Ishemia janë qarku I Beratit me 5.7 vdekje për 100 banorë, qarku I Korçës me 5.3, i Shkodrës me 5.1, i Kukësit me 4.7, ndërsa qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet Ishemike e kanë Durrësi me 3.4 jetë të humbura për 1,000 banorë, Tirana me 3.5, Elbasani me 3.6 dhe Lezha me 4.1.