Situatë e pazakontë te emisioni i mëngjesit, Aldo ndihet keq, gruaja në telefon i tregon historinë sh.o.kuese

Një situatë e pazakontë është krijuar mëngjesin e të premtes në emisionin e Aldos në Tv Klan, kur një grua telefonoi për të folur rreth temës së vendosur nga autorët, rreth të rinjve dhe punësimit të tyre.

Aldon Lipe, është ndier keq kur ka dëgjuar historinë e gruas e cila e rrëfeu përtej telefonit se cfarë i kishte ngjarë djalit të saj vetëm 26 vjec.

Dy vite më parë, ai kishte rënë në depresion për shkak se në punë, ku punonte si infermier, e keqtrajtonin dhe e akuzonin për gjëra që ai nuk i kishte bërë.

Ajo tregoi peripecitë që kish kaluar, por se nuk kishte më shpresë.
I mbetur pa fjalë, Aldo i ka thënë gruas ta mblidhte veten, të kërkonte ndihmë nga të afërmit dhe të bënte c’është e mundura që ai të kurohej si në Kosova a Gjermani e Itali./Shkodra News