Sjellje absurde/ Kompozitori i njohur shkodran akuza të forta ndaj Voltana Ademit: Ata nuk jetojnë ma, por…



Kompozitori i njohur shkodran dhe njeheresh drejtuesi i korit polifonik “Prenke Jakova”, maestro Gjon Shllaku ka leshuar akuza te forta ndaj bashkise Shkoder dhe shoqatave me te cilat ajo bashkepunon.



Kur eshte mbushur plot 1 vit nga aktiviteti i Ndermendje 2019, ende pjesmarresit ne kete organizim qe mban vulen e bashkise Shkoder nuk kane marre parate per sherbimin e ofruar, kjo sipas marreveshjes. Shllaku ne statusin e tij ne rrjetin social facebook shkruan:



“Një vit më parë, pikërisht në këtë datë dhe në këtë orë, në skenën e teatrit “Migjeni” u dëgjuan tingujt e parë të “Ndërmëndje 2019”. Dëshira për të kontribuar përkrah artistëve të përzgjedhur shkodranë, më bëri të angazhohem si Drejtues Artistik i këtij aktiviteti të përvitshëm tradicional.
Suksesi ishte i plotë. Sot, mbas një viti e ndjej se kam gabuar duke u vënë në krye të një aktiviteti që Bashkia Shkodër ja kishte “dorëzuar” për manexhim një organizate jashtë qytetit… e cila as sot mbas plot një viti, nuk ka përmbushur kërkesën minimale të pagesës së honorareve të Korit Polifonik “Prenkë Jakova”.

I lutemi edhe një herë Zyrës së Kulturës, (po qe se nuk dëshiron shkatërrimin e të vetmit ansambël të muzikës serioze që ende reziston në Shkodër që prej viteve të Jakovës, përveç Bandës së qytetit) të ndërhyjë seriozisht në këtë mbështëtje legjitime të artistëve edhe pse është e vonuar për të gjithë, dhe e pamujtun tashma për dy koristët veteranë Enrikun e Lekën, që nuk jetojnë ma.
Gjon Shllaku!”

Ky nuk eshte rasti i pare qe vjen nje denoncim i tille, por eshte ne vazhden e disa denoncimeve nder vite per kete sjellje absurde te zyres se kultures dhe bashkise Shkoder nen drejtimin e Voltana Ademit. /ShkodraNews