Ska.ndal te Hemodializa në QSUT, Mjeku del me zë dhe figurë dhe ngre al.armin: Pacientët rre.zikojnë të…



Mjeku Ahmet Duraku ka bërë me dije në një intervistë për Neës 24 se 5 mjekë të Hemodializës në QSUT kanë rezultuar pozitiv me COVID dhe se prej 4 ditësh i është drejtuar Shefit të Shërbimit me një kërkesë për të nisur hetimi epidemiologjik, por që nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.



Mjeku nuk e përjashton mundësinë që infeksioni të jetë përhapur nga stafi mjekësor tek pacientët, por për ta vërtetuar këtë duhet që të gjithë të shtruarit dhe bluzat e bardha t’i nënshtrohen testit.



Një maskë e thjeshtë kirurgjikale në fytyrën e doktorit është i vetmi mjet mbrojtës përballë virusit vrasës. Doktori apelon se në asnjë rast pacientët nuk duhen të shtrohen në spital pa kryer më parë testin për COVID-19.

Në emër dhe të kolegëve të tij, doktor Ahmed Duraku i kërkon qeverisë të investojë për të mbrojtur mjekët dhe infermierët si dhe të lëvrojë pagën e luftës për të gjithë bluzat e bardha pasi përballë përhapjes komunitare të virusit i gjithë personeli shëndetësor ndodhet në vijën e parë të betejës. Ndërkohë burime për ‘Neës 24’ thonë se në spitalin COVID 2 janë të paktën 2 mjekë të tjerë të diagnostikuar me koronavirus, të cilët ndodhen të karantinuar në shtëpi. Që prej shpalljes së pandemisë, virusi vrasës sars cov 2 i ka marrë jetën 8 punonjësve të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë.