Ska.ndali/ Njihuni me “tunelin e florinjtë” të Rrugës së Arbrit, që po shembet pas “punimeve cilësore”!

Tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruction është shembur.

Exit.al ka publikuar një artikull se kompania Gjoka nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve. Fotot tregojnë dëmin e shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.

Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt 2018. Ai po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat, siç kemi shpjeguar më parë, janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.
Sipas kontratës, kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.
Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10 për qindësh, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.