Skandal me tamponët për Covid në Pukë, ç’po ndodh në laborator



Një skandal i vërtetë po ndodh nga Instituti i shëndetit publik me analizat për SARS COV 2 që merren nga njësia e kujdesit shëndetësor në Pukë, pasi prej javësh laboratori në Tiranë vetëm arkivon mostrat e marra, por pa sjellë rezultatet e këtyre analizave.



Ka shkuar në plot 81 numri i mostrave që janë ende pa përgjigje, e për pasojë të gjithë këtyre qytetarëve ju kërkohet të mos dalin nga shtëpitë, të mos shkojnë në punë apo në shkollë, deri kur ISHP të sjellë përgjigjen, megjithëse për një pjesë të tyre ka simptoma të virusit, e të tjerë jo. Por si mund një institucion shëndetësor të zvarrisë me javë të tëra këto përgjigje, në një kohë kur ato duhet që minimalisht për 24 orë të analizohen dhe njoftohet qytetari me qëllim që të mos rrezikojë jetën e vet së pari, por edhe të të tjerëve? Këtë e di vetëm ministria e shëndetësisë dhe ISHP, që këtë praktikë po e ndjek me shumë rrethe, e ku përjashtim nuk bën as qarku i Shkodrës.



Analizat për Covid në të gjithë botën po kryhen me emergjencë, e madje përgjigjet po jepet brenda pak minutash apo orësh, ndërsa në Shqipëri duhen me ditë të tëra dhe ndahen nga ministria në shifra sipas interesit të ditës.

Primare në këto raste nuk janë statistikat por jeta dhe shëndeti i qytetarëve, e në këtë rast për fat të keq kjo nuk po ndodh. Vetëm të shtunën në Pukë janë marrë 10 analiza të reja, e 71 të tjera të dërguara ditë më parë janë përgjigje, ndërkohë që në total kjo bashki ka 112 raste Covid prej nisjes së pandemisë. 27 janë raste aktive me Covid-19, nga të cilat 26 trajtohen në kushte shtëpie, 1 ndodhet në spital në Tiranë.

Nuk dihet edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo strategji, ku megjithëse deklarohen mbi 800 analiza në ditë, pjesa më e madhe rezultojnë të jenë ato të sektorit privat. Mesatarisht një qytetari i vonohet përgjigjia e testit nga 4 deri ne 7 ditë./ShkodraNews