Skandal në Fier, efektivi i FNSH qëllon me a.rmë një të moshuar. Ja detajet e para

Një polic i dehur ka qelluar nje te moshuar. Ai ka qene i dehur qe ne pike te mengjesit dhe duke i dhene makines eshte futur ne oborrin e nje shtepie në Fier.

Fatmirësisht, p.lumbi i policit Paulin Shpani e ka prekur në dorë, Soni Meçon.

Fier

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë a.rmën dhe e ka p.lagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.