SKANDAL/ Protestuesi lidhet me pranga tek krevati i spitalit, ç’po ndodh në… (FOTO)

Një protestues i opozitës mbahet me pranga pas krevatit të spitalit në Spitalin e Traumës. Dhe ky denoncim vjen nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi. Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku bashkë me ish-deputetin tjetër Bardh Spahia ndodhen në ambjentet e spitalit nga ku marrin ndihmën mjekësore protestuesit e lënduar gjatë ditë së djeshme.

Përkrah foto Gjunkshi shkruan se policia ushtroi dhunë shtazaraka ndaj protestuesve dhe qytetarëve, duke shtuar se janë me dhjetra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar. Sipas tij, policia po mban të lidhur me pranga një protestues i cili ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore si dhe tenton të pengojë përfaqësuesit e PD-së që ta vizitojnë.

Statusi i plotë:

Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar. Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës . Policia , e pa aftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundershtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve.