Skandali bo.mbë/ “Po i djegin qëllimisht’. Voltana Ademi ‘kopsit tenderin në fshehtësi’, Shkodra ‘mbytet’ prej plehrave, por ja ç’po bën kryebashkiakja

Nje tjeter tender me vlere mbi 71 milion leke te vjetra i çelur nga kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi eshte finalizuar me blerjen e te tjere kontiniereve te mbeturinave. Ne nje kohe kur Shkodra po “mbytet” prej mbeturinave e ku firmat e nenkontraktuara lene per te deshiruar, Ademi gjen kohe te beje blerje, madje ne shifra te majme, per nje sherbim qe pak po i duken rezultatet ne terren.

Madje nje burim i sigurte i tha shkodranews se ne shume zona kazanet po demtohen e digjen qellimisht per te justifikuar blerjet e njepasnjeshme. Gjithashtu ai tha se persona te caktuar hidhen ne veprim per te kryer akte vandale qe demtojne drejteperdrejte te ardhurat qe vijne nga taksat e qytetareve. Megjithese kryetarja e bashkise ka deklaruar disa here se tashme qyteti mund te monitorohet permes kamerave publike per demtimet, deri me tani asnje gje e tille nuk ka ndodhur dhe madje asnje person pergjegjes nuk eshte ndeshkuar.

Te vetmin veprim qe di te beje si kunderveprim Ademi eshte te hape njeri pas tjetrit tenderat e majme, qe ne fund nuk jane rezultativ dhe Shkodra mbetet nje qytet qe si ne dimer dhe ne vere ka probleme me pastrimin. Kazanet e ri do te priten ku do te vendosen per te bere qoken e radhes pushteti vendor, i cili me taksat e qytetareve nuk ndalet se reklamuari diçka qe e ka detyrim.