Skandali i FSHF-së me tifozët e kombëtares

FSHF vijon të gabojë përsa i përket tifozerisë sa herë që luan kombëtarja shqiptare në vendin tonë. Duke nisur nga çmimet e biletave dhe deri tek lënia jashtë stadiumit e ndonjë grupimi. Një veprim i pakuptimtë ka ndodhur edhe në miqësoren e sotme ndaj Jordanisë.

Anëtarëve të grupimit të tifozëve “Illyrian Elite” u është ndaluar hyrja në stadium. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë faqja e tyre në facebook. Për këtë, ato kanë edhe një paralajmërim për Federatën Shqiptare të Futbollit.

“F$HF Mafia sot e teprove!! Antareve tone sot ju eshte ndalur hyrja ne stadium. Arsyen askush nuk e di, thjesht emrat jane te pa pranueshem per federaten tone. Duke qene se ata zgjodhen te veprojn ne kete menyre, presim ndeshjen e radhes t’ju tregojme kush jemi. Me te mire nuk deshet, tani mbani pasojat.” – shkruhet në facebook në postimin e tifo-grupit “Illyrian Elite”. /ShkodraNews