Skandali me dënimin e Dritan Dajtit, zbardhen votat e pesë gjyqtarëve të akuzuar…

Dritan Dajti, pavarësisht se ekzekutoi katër punonjës policie në vitin 2009, 10 vite pas ngjarjes i ka shpëtuar dënimit me bur.gim të përjetshëm. Mësohet se në procesin ku morën pjesë 5 gjyqtar, vetëm dy kanë ka votuar kundër.

Çështja është shqyrtuar nga gjyqtar të Apeleve në rrethe për shkak se gjyqtarët e Tiranës u konsumuan gjatë proceseve të zgjatura pa fund.

Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla në fund vendosën me shumicë që të dënohej me 25 vite burg.

Por, Kastriot Feskajt, Altin Dizdarit, Sajmir Duçkollarit dhe Fatos Xhanit gjykohet në gjykimin e parë i dhanë atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv Policie. Vendim u kthye nga Gjykata e Lartë për rigjykim, për shkak të shkeljeve të konstatuara, kryesisht për mungesën e një avokati mbrojtës.

GJYQTARET

FUAT VJERDHA/ kryesues, nga Gjykata e Apelit Shkodër – Pjesërisht kundër
SKËNDER DAMINI/ anëtar, nga Gjykata e Apelit Shkodër – Kundër
PETRIT ALIAJ/ anëtar, nga Gjykata e Apelit Shkodër – PRO
LINDITA HOXHA/ anëtar, nga Gjykata e Apelit Vlorë – PRO
ALEKS NIKOLLA/ anëtar, nga Gjykata e Apelit Vlorë – PRO