Skàndali në spitalin e Shkodrës, çfarë po ndodh me laboratorin dhe punonjësit që iu kërkua të logoheshin



Sk.andalet nuk kanë të ndalur me shëndetësinë e cila prej qeverisë shqiptare është lëshuar në duart e konçensionarëve, të cilët po “gllabërojnë” çdo shërbim dhe milionat e taksave të qytetarëve.



I tillë është rasti më i fundit, ai i shërbimit të laboratorit në spitalit rajonal të Shkodres, që nxjerr në rrugë 25 punonjës, specialist që prej vitesh kanë punuar aty dhe mbajnë familjet me këtë punë. Në vitin 2019 qeveria shqiptare vendosi të japë me koncension shërbimin e laboratorëve në Spital!



Kontratën PPP u fitua fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k Exalab France dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guaskë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. Ajo parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose rreth 104 milionë euro deri në vitin 2028!

Në vazhdimësi laborantët dhe mjekët e kanë kundërshtuar këtë projekt i cili po pritet të marrë jetë edhe në Shkodër, ku sipas sindikatës së Shëndetësisë rrezikon të lërë 25 specialistë pa punë! Kreu i BSPSH Albert Tuka dhe kryetari i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri akuzuan se ky vendim ka pikëpyetje të mëdha dhe paralelisht nxjerr bllof ministrinë me të tilla reforma. “Shërbimi jepet me konçension, firmave fituese u jepen ambjentet e spitalit në përdorim, pajisjet gjithashtu, por punonjësit nxirren në rrugë.

Ky është paradoks. Ministria e shëndetësisë na ka sjellë shkresën për të pranuar punonjësit dorëheqjen, i cili është një hap edhe më skandaloz, pasi ju heq mundësinë ta hedhin në gjyq ministrinë, kërkesë që ne nuk e kemi pranuar” thonë Kaceri e Tuka. Kontrata e re e konçensionarit në gjithë këtë tender të majmë, ndryshimin e vetëm që bën, është ai i shtimit të shërbimit të anatomisë patologjike, sherbim që nuk ofrohet që prej vitit 1997./ShkodraNews