Skandali në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Kontrolli i larte i shtetit gati të nisë hetimet

Kontrolli i larte i shtetit pritet te nis një hetim te thelluar për skandalin e universiteteve publike, 7 prej te cilave u denoncuan nga qëndresa qytetare për abuzime skandaloze për tendera luksi she transaksione te dyshimta.

Ne Shkodër universiteti “Luigj Gurakuqi” ka zgjedhur te heshte për këtë skandal, ku ky institucion rezulton te ketë bere jo pak por 380 mije euro për orendi dhe 24 mije euro për blerje makine, me këtë te fundit lëviz rektori Adem Bekteshi.

Por nëse heshtja mendojnë qe është zgjidhja, ne fakt përballe KLSH dhe prokurorisë do ta kenë te vështire, pasi këto institucione mund te hapin një çështje hetimore te hollësishme.

Gjithashtu ky universitet do te duhet përveçse te detajoje këto shpenzime, sita mund te jete edhe me e thelle, pasi rezulton se orenditë e blera janë përtej kapaciteteve qe ka universiteti ne raport me buxhetin dhe te ardhurat.

Nga ky skandal qe kalon kufijtë e normales mund te mos kursehen edhe proçedimet për abuzime me tenderat, favorizime dhe shkelje te barazisë.

Universiteti përballe këtyre abuzime here te tjera duhet te zgjedhe te mos heshte por te beje transparencën që për fat te keq vijon te mungoje.