Skandali/ Një sindikatë jep me qera një objekt, më pas zhduket nga biznesi

Pronat në Shqipëri dihet që janë problematike.

Ky resort turistik, në zemër të Malit të Dajtit, është ish-Kampi i Punëtorëve, i organizuar në kabina.

Kampi sot nuk ekziston më. Kabinat e dikurshme janë zhdukur. E gjitha është kthyer në biznes privat dhe mban emrin “KING PARK”. Verifikimi i bërë nga komisioni qeveritar në vitin 2010 konstatoi se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e ka dhënë objektin me qira për një periudhë 20-vjeçare.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është fakti se objekti që sindikata ka dhënë me qira, nuk ekziston më. Këto godina janë të reja. Të ndërtuar në truallin ku kanë qenë dikur barakat e kampit.

“Që ta tjetërsosh godinën do të thotë që të jesh pronar. Të kesh 3 elementët e kodit civil që janë: Ta gëzosh, ta posedosh dhe ta disponosh. Në gjykimin tim deri më sot, ato vazhdojnë të mbeten prona shtetërore”, tha Dhurata Cupi, Ish-Agjencia e Pronave Publike.

Kontrata e qirasë dhe sasia e parave që merr sindikata nga kjo pronë nuk është bërë asnjëherë publike.