Skandali/ Rruga Milot-Balldren fsheh të vërtetën që askush nuk e dinte

Teksa ajo është bërë tema e ditës, pasi nuk është edhe aq e lehtë, për ish-kryeministrin Sali Berisha rruga Milot-Balldren është aferë k.o.rruptive, që do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve 250 milionë euro.

Ai e cilëson projekt një akt v.j.edhje të cmendur, ndërsa akuzon si përgjegjës kryeministrin Rama, ministren e Transportit, Belinda Ballukun dhe paraardhësin e saj, deputetin Damian Gjiknuri.

Berisha shkruan:

Zgjerimi i rruges prej 17 km Milot – Balldren nga dy ne kater korsi me PPP do kushtoje 17 milion euro km

Nderkohe qe 27 km ne Bajpasin e Fierit ndertohen nga Bankat Europiane me 2,2 milion euro.

Te dashur miq, ne nje akt vjedhje te çmendur e te paimagjinueshme Edvin Kristaq Hajni, Ndrikullat e tij petullushka Riformata dhe Sekretia dhe Hajdut Gjiknuri kane vendosur me duart e tyre te zeza te vjedhin me thase te pakten 250 milion euro ne zgjerimin e rruges Milot – Balldren, nga dy ne kater korsi.

Keta horra te pafytyre dhe shperfytyruar kane firmosur zgjerimin nga 2 ne kater korsi te 17 km te rruges fushore Milot -Balldren me PPP tu kushtoje takspaguesve shqiptare 290 milione Euro apo 17 milione euro per km apo 17 milion euro shtimi i dy korsive per km.

Per te kuptuar permasat e kesaj vjedhje monstruoze po ju rikujtoj lexuesve se Bajpasi i Fierit, veper e financuar nga bankat europiane BEI dhe BERZH po ndertohet me 2,2 milion per km dhe para ketyre, po me financimin e ketyre bankave u ndertua autostrada Levan – Vlore me ura te gjata mbi Vjose dhe vepra te tjera arti.

Po keshtu, tuneli prej 5,3 km te dy anet se bashku eshte ndertuar me 14 milione euro km. Sipas te gjitha krahasimeve me çmimet e veprave te ngjashme por edhe ato nderkombetare te ndertimit te autostradave ne teren fushor ky zgjerim nuk mund te kushtonte kurre me shume se 40 milione euro, çka do te thote se kryehajduti me hajnat dhe horrat e tij vjedhin te pakten 250 milion euro.

Ketu me poshte per ata qe jane te interesuar per hollesi me te medha keni deklaraten per shtyp dhe denoncimin e kesaj megaafere korruptive nga Partia Demokratike. sb

Projekti mafioz i rrugës prej 17 km Milot- Balldre, do të kushtojë 295 milionë euro, nga 254 milionë sa ishte parashikuar në kontratë, po përdoret për pastrimin e parave, po vjedh dhe zhvat qytetarët, ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve.

Qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK, në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola. Kontrata i hap rrugë rritjes fiktive të kostos.

Skema mafioze pjesë e së cilës është Edi Rama, do të detyrojë qytetarët që të paguajnë 17 milionë euro për 1 kilometër, për një rrugë fushore.

Departamenti Amerikan i Shtetit, shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

Kjo kontratë, nqs kalon në Parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.