Skandali/ “Shqipëria digjitale” mbyll zyrën e ADISA në Shkodër, dhjetëra punëtorë flaken në rrugë

Në kufinjtë e një skandali mund të quhen reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare, ku eksperimenti i radhës që u shpenzuan miliona lekë, janë zyrat ADISA, nga veriu në jug. Pritet që brenda pak javësh ato të kyçen, duke mos funksionuar më siç ka ndodhur deri më tani. Një mesazh i mbërritur në redaksinë e shkodraneës nga një punonjës i zyrës së ADISA në Shkoder, bëhet me dije se ata janë informuar që brenda së paku 2 muajsh, ky institucion do të pushojë së funksionuari, pasi tashmë në jetë ka ardhur “Shqipëria digjitale” me shërbimet online. “Pershendetje, deshëm vetëm të ju informojmë se na është thanë që pas 2 apo 3 muajsh do të pushojë së funksionuari ADISA, agjensia e krijume për mbledhjen në një institucion të vetëm të disa shërbimeve të disa drejtorive. Informacioni që na ka ardh në rrugë jo zyrtare, ben me dije se vendimi vjen për shkak se tashmë qytetarët do të kryejnë cdo shërbim online dhe ne do të funksionojmë për këtë periudhe tranzitore që të asistojmë qytetarët të kryejnë këtë proçes. Por pyetja që duam të shtrojmë është, se si ka mundësi që shteti harxhoi miliona para për këtë godinë, e për të ndërmarrë gjithë këtë proçes, kur dihej se do të pasohej me shërbimin e ri digjital. Na duket aspak e logjikshme dhe madje dashakeqe e gjitha, pa marrë parasysh faktin se rrezikojmë të mbesin pa punë një pjesë e madhe e jona. Askush nuk jep një sqarim përfundimtar, por hapin fjalë fillimisht me na testu. Ju lutem anonim sepse mund të kemi probleme për këtë gja”, përfundon mesazhi i kësaj punonjëse. Në rrugë jo zyrtare një gjë e tillë na është konfirmuar nga disa burime, ku thuhet se ADISA do të pushojë së funksionuari, megjithatë deri më tani një vendim zyrtar nga ana e qeverisë nuk ka. Mbetet vetëm të pritet për tu parë se cili do të jetë fati i këtyre zyrave apo se për cfarë do të shërbejnë kur të gjitha aplikimet të kthehen online sic ishte premtimi i qeverisë deri në fund të 2020-es.