“Skandaloze”! Rama humb kontrollin dhe sulmon si kurrë më parë “Zërin e Amerikës”: Na goditën në mënyrë …!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e ashpra ndaj medias prestigjoze “Zëri i Amerikës”, që është dhe zëri kryesor i DASH në Tiranë. Rama ka humbur sërish kontrollin, teksa ka sulmuar këtë media, që i publikoi disa skandale të qeverisë, që vërtetonin implikimin e saj në afera të ndryshme.

Në një gjendje të rënduar nga protesta e opozitës që po afron, Rama i quajti skandaloze investigimet e “Zërit të Amerikës”. Në intervistën e tij në “Real Story”, Rama u shpreh se kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika.

“E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN.  Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara.  Nuk janë fakte janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë.  Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash”, deklaroi kryeministri.