“S’kemi tamponë, shkoni në shtëpi”, qytetarët të frikësuar prej koronavirusit kërkojnë ndihmë nga mediat. Ja me çfarë përballen në Spitalin e Shkodrës

Shqipëria rrezikon të përjetojë skenarin e Italisë pasi indiferenca e autoriteteve shëndetësore po kapërcen kufinjtë e normales. Denoncimet e mbërritura në redaksinë e Shkodranews nuk kanë të ndalur ku i radhes vjen sërish nga spitali rajonal i Shkodres në të cilin nuk ka asnjë tampon.

“I jemi drejtuar spitalit per analiza dhe na eshte thene nuk kemi tampone por mund te shkoni ne shtepi pasi nuk keni asgje shqetesuese vetem pneumoni. A mund te vizitohet me te pare po i pyesim mjeket sepse ne Shkoder vetem nxjerrin shkenca te reja. Jemi ne nje situate te pakuptime dhe askush nuk flet ju lutem publikojeni e ta shohe ministria e qeveria, sepse po rrezikojme me shku si ne Itali”.

Edhe shteti italian një nga më të fortët në Europë për sistemin shëndetësor është në prag kolapsi pasi spitalet janë tejmbushur dhe ka mungesa të mëdha. Larg qoftë skenari italian të përsëritet në Shqipëri, po ndërkohë vihet re një indiferencë mjekësore deri në ditën që pacientat do të mbushin spitalet dhe situata do të dalë nga kontrolli.