Skenar i minutave të fundit, synohet rrethimi i kryeministrisë, ndersa policia…

Protesta e opozitës që po mbahet prej më shumë se një ore, ka ndryshuar skenar. Protestuesit dhe qytetarët e shumtë po synojnë rrethimin nga të gjitha anët të kryeministrisë, ndërsa një sasi mjaft e madhe gazi është hedhur në drejtim të turmës.

Gjasat janë që protesta të vijojë përtej mesnatës, ndërsa pasojat e gazit tashmë janqë ndjerë dhe te kryedemokrati Basha dhe te ish-kryeministri Berisha.

Deri më tani dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa presidenti Meta ka bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës.