Skenari i PD pas 20 gushtit, si do ta mbajnë jashtë bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetrin

Dega lokale e partisë demokratike e ka përgatitur tashmë skenarin se si do të veprojë në javën e tretë të gushtit, pra pas datës 20 kur i mbaron mandati Voltana Ademit, që të mos lejojë hyrjen në zyrë të Valdrin Pjetrit.

Vetë kryebashkiakja dhe stafi do të dalin në punë normalisht si cdo ditë në orën 08.00, duke mos pranuar lirimin e zyrave, ndërsa në mjediset e jashtme të bashkisë do të vendosen mbështetes të partisë demokratike sëbashku me drejtuesit e deges lokale dhe ish deputetet e qarkut.

Ata do të protestojnë për mos lëshimin e zyrave, ndërsa në duar do të mbahen pankarta në duar dhe thirrje kundër Valdrin Pjetrit, ndaj të cilit vijojnë denoncimet e opozitës për të shkuarën e errët në Itali, si dhe akuzat se ai është marrë me lendë narkotike.

Ndaj kryebashkiakut të ri ka nisur tashmë edhe një hetim nga prokuroria e përgjithshme, ku nëse vërtetohet se ai ka qënë idënuar dhe e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit, në bazë të ligjit, humbet të drejtën e ushtrimit të detyrës.

Heshtja e tij sa vjen dhe bëhet me e madhe ndërsa ditët kalojnë, ku tashmë kryetari i ri i bashkisë nuk shihet të lëviz apo të bëhet i gjallë qoftë në media apo rrjetet sociale, ndërsa ndaj tij partia demokratike dhe vetë kryetari Basha nuk ndalin akuzat dhe sulmet. Strukturat e PD Shkoder paralelisht me rezistencën që do të bëjnë përpara sheshit të bashkisë, do të tentojnë me cdo kusht thonë burimet që të majtit të mund të uzurpojnë me force zyrat e bashkisë, sic kanë bërë në qytetet e tjera.

Megjithatë Ademi i trembet faktit se nuk ka krah saj në gjithë këtë skenar një pjesë të madhe të punonjësve që e kanë bërë të qartë prej ditësh se nuk do të dalin të protestojnë apo të përplasen me kryebashkiakun e ri dhe stafin e tij. Se si do të rrjedhin ngjarjet pas 20 gushtit mbetet për tu parë, por zhvillimet në Shkoder janë jo pak interesante. /ShkodraNews