“Skifterë rrobash”/ Dy shqiptarët në Itali bënin namin me vje.dhje luksoze

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali. Kjo pasi ata u akuzuan nga pronari i një dyqani veshjesh për vj.edhje. Policia u vu menjëherë në ndjekje.

Hajdutët, të dy të nacionalitetit shqiptar, ishin të njohur për policinë, pasi ishin proceduar më herët. Ata u arrestuan në flagrancë.

Të dy u kontrolluan dhe karabinierët gjetën rroba dhe mallra sportive me vlerë prej qindra eurosh.